Ajo quhet Aitana López dhe është nga Barcelona. Hobi i saj është fitnesi, por i pëlqejnë edhe videolojërat.
Modelja ka 95 mijë ndjekës në Instagram, por e veçanta është se Aitana López nuk ekziston. Ajo është një modele e krijuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale dhe fiton 4000 euro në muaj.
Agjencia e komunikimit “The Clueless” e tregon se Aitana López nuk është reale, megjithëse e kufizon qartësimin e këtij fakti vetëm me një “hashtag” #aimodel që shfaqet në profilin e saj.
Modelja Aitana López shfaqet në foto gjithmonë e përsosur, me flokët e lyer rozë dhe me një trup fantastik. Për më tepër, në fotografitë e saj mund të lexoni tekste sikur i ka shkruar vetë.
“Një pasdite e mrekullueshme në kërkim të aksesorëve “anime”. Si do të dëshironit të më shihnit të veshur?”, lexohet në një nga publikimet e saj.
Në një intervistë për radion katalanase “RAC1”, përgjegjësit e kësaj agjencie, të cilët deri më tani kanë punuar me modele reale, kanë treguar pse vendosën të bëjnë një hap drejt modeleve fictive: “Një nga gjërat që i bën çmimet më të shtrenjta është udhëtimi i modeles në Paris dhe hoteli ku do të qëndrojë. Agjencia ka pasur shumë shpenzime dhe prandaj vendosi të krijojë një modele me Inteligjencë Artificiale”.
(A2 Televizion)