Rekord! Seriali i Netflix i shikuar për 812 milionë orë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 13:52 | Teknologji

Rekord! Seriali i Netflix i shikuar për 812 milionë orë

Netflix ka bërë publike për herë të parë të dhënat për 99% të katalogut të filmave dhe serialeve që transmeton. Përdoruesit anembanë botës kanë shpenzuar 812 milionë orë për të para serialin “The Night Agent”, duke e bërë kështu trilerin politik, serialin më të shikuar në gjysmën e parë të vitit 2023.

Kompania e transmetimeve në internet është kritikuar për mungesën e trasnparencës, një problem që shërbeu edhe si shtysë për grevën e aktorëve dhe skenaristëve këtë vit, të cilët kërkonin më shumë bonuse të lidhura me shikueshmërinë e filmave apo serialeve të tyre.

Rekord! Seriali i Netflix i shikuar për 812 milionë orë
“The Night Agent”
“The Night Agent”, triler politik.

Në një konferncë për mediat, CEO i Netflix, Ted Sarandos, pranoi se mospublikimi i shifrave ishte problem, por shtoi se kjo ishte bërë pasi kompanie po ndërtonte një sistem monitorimi që do t’i lejonte të mos shpërndante informacione sensitive të cilat mund të përdoreshin nga konkurrenca.

Me 100 miliardë orë shikime në total, seriale të tjerë në listë janë “Ginny and Georgia”, “Gilmore Girls”, “Seinfeld”, “Friends” dhe “The Office”.

Në kategorinë e filmave, “The Mother”, me protagoniste Jennifer Lopez, ishte më i shikuari, me 249 milionë orë.

Netflix është kompania e transmetimit të prodhimeve në internet me më shumë abonentë në botë, plot 250 milionë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi