Arrestohet 35-vjeçari nga Vlora, vidhte makina në Durrës, mbante edhe kokainë me vete

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 13:42 | Kronikë
Arrestohet 35-vjeçari nga Vlora, vidhte makina në Durrës,

Policia e Durrësit ka arrestuar një person, të akuzuar si autor i vjedhjes së një makine dhe të disa sendeve në 5 makina të tjera në qytet. Policia ka publikuar edhe videon e një prej grabitjeve që ka kryer 35-vjeçari nga Vlora ku shihet se si thyen xhamin dhe merr sendet që ndodhen në makinë. Policia tha se i arrestuari u kap në flagrancë teksa mbante me vete, doza lënde narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se shtetasi V. K. është autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së automjetit të një shtetaseje, raste këto të ndodhura gjatë periudhës 3-13 janar 2023.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur nga 35-vjeçari. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

https://youtu.be/f8Ycez_Jqzg

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi