Arsenali vazhdon shkëlqimin, Manchester United ngec sërish

Nga A2 CNN
12 Mars 2023, 17:00 | Futboll
Arsenali vazhdon shkëlqimin, Manchester United ngec sërish

Arsenali marshon drejt titullit kampion. Topçinjtë e Londrës morën një fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Fulhamit.

Të besuarit e Artetas e vulosën ndeshjen brenda pjesës së parë, ndërsa në 45 minutat e dyta menaxhuan rezultatin.

Ndërkohë, Manchester United vijon të hedhë hapa të gabuara në Premier League. Këtë të diel, “Djajtë e Kuq” morën vetëm një pikë ndaj Southamptonit të vendit të fundit. Madje ndeshja për ta u bë shumë më e vështirë kur mesfushori brazilian, Casemiro, e mbylli takimin që në minutën e 36 pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtyre takimeve, Arsenali vijon i qetë të udhëheqë tabelën e Premier League me 66 pikë, 5 më shumë se City i vendit të dytë, ndërsa United mbetet në vendin e tretë me 50 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos