Asociacioni dhe normalizimi, ndërmjetësuesi Lajçak në Serbi, do të takohet me Vuçiç

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 09:49 | Kosova
Asociacioni dhe normalizimi, ndërmjetësuesi Lajçak në

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian në dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav lajçak, viziton sot Serbinë.

Zyrtari do të takohet me presidentin, Aleksandër Vuçiç, me të cilin do të diskutojë lidhur me hapat e radhës në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj.

Megjithatë, draft-statuti për formimin e asociacionit i prezantuar nga ekipi menaxhues më 2 maj në Bruksel, pritet që të jetë në tryezë me Beogradin që kërkon me ngulm marrjen e tij për bazë.

Pas takimit, Vuçiç do të mbajë dhe një konferencë për shtyp, ndërsa nuk dihet nëse Lajçak do të flasë apo jo.

Në Beograd, ndërmjetësuesi i BE-së do të takohet edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, si përgatitje për takimin me homologun nga Kosova, Besnik Bislimi, që është caktuar të mbahet më 15 maj në Bruksel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos