Asociacioni i komunave serbe në veri të Kosovës është një nyjë që duhet këputur një orë e më parë. Kështu u shpreh nga foltorja e Parlamentit, kryeministri Edi Rama, në seancën ku do të miratohet rezoluta për Kosovën. Në fjalën e tij kreu i qeverisë përsëriti qëndrimin e tij për zbatimin e planit franko-gjerman, teksa shpjegoi kërkesën ndaj KFOR për të marrë nën kontroll veriun dhe akuzat në drejtim të tij. (A2 Televizion)