Trump: Irani mori shumë kohë për negociata, tani do të paguajë çmimin

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 14:06 | Bota

Trump: Irani mori shumë kohë për negociata, tani do të

SHBA dhe Irani shkëmbyen kërcënime të reja disa orë pasi të dyja palët u angazhuan në sulmet të tjera kundër njëra-tjetrës. Presidenti amerikan Donald Trump deklaron se Irani “mori shumë kohë” për të negociuar dhe tani do të “paguajë çmimin”, shkruan A2CNN. 

Presidenti amerikan ka ripërsëritur pretendimet se ushtria e Iranit është një "rrëmujë e plotë dhe totale" dhe ashtu si forcat e saj detare dhe ajrore "as nuk ekzistojnë më".

"Ata janë mposhtur plotësisht. Irani është vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Kërcënuesi i Lindjes së Mesme ka vdekur!", tha ai në një postim në Truth Social.

"Ata kanë marrë shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë e shkëlqyer për ta, tani do të duhet të paguajnë çmimin!", u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Në një tjetër postim ai akuzoi "mediat e lajmeve të rreme" se nuk raportojnë se sa efektive është bllokada e vazhdueshme e SHBA-së ndaj Iranit, duke e quajtur atë "bllokadën më të suksesshme në historinë e Luftës Detare".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos