Sukses historik, vajzat kuqezi sigurojnë Play Off-in e botërorit 2027

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 15:51 | Futboll

Sukses historik, vajzat kuqezi sigurojnë Play Off-in e botërorit 2027

Vajzat e kombëtares shqiptare kanë shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Play Offin e Botërorit 2027.

Falë fitores 5-2 që ekipi i Amir Grimës arriti ndaj Malit të Zi në stadiumin Loro Borici, vajzat kuqezi siguruan këtë sukses historik.

Për herë të parë kombëtarja shqiptare e mbyll grupin në ligën B me 7 pikë dhe tani fokusi do të jetë në ndeshjet e play Offit me endrrën për të marrë një biletë në Kupën e Botës Brazil 2027. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos