A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Nga Xhevahir Qardaku
10 Qershor 2026, 15:45 | Bota

Bill Gates do të merret në pyetje nga hetuesit në Kongresin Amerikan rreth lidhjeve me Jeffrey Epstein, financierin e dënuar për krime seksuale dhe trafikim qeniesh njerëzor, i cili vdiq në burg.

Themeluesi i Microsoft-it do të dëshmojë me dyer të mbyllura gjatë të mërkurës. Ligjvënësit nga të dyja partitë do të drejtojnë pyetje për Bill Gates për shtrirjen e marrëdhënies së tij Epstein.

Marrja në pyetje vullnetare vjen pas publikimit nga Departamenti i Drejtësisë të dokumenteve që zbuluan lidhjet dhe koordinimet mes filantropit dhe ish financierit të ndjerë.

Bill Gates mohon me forcë çdo shkelje të mundshme dhe i ka quajtur dyshimet e ngritura si të rreme. Kongresi nuk ka kufizime lidhur me pyetjet që mund t’i bëjë filantropit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos