
Enea Zyferi ka mohuar që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Eglant Koçit. A2CNN ka zbardhur dëshminë e dhënë sot prej tij në sallën e gjyqit.
“Punoj në lokalin e Armand Shakajt si kamarier. Ditën që thotë prokuroria e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal sepse e njoh, më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë Armand Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer, unë i kam fikur dritat. Të nesërmen Armandi më ka thënë që të shkoj të laja makinën në një vend larg andej diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe me ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje më këtë ngjarje”, është shprehur ai. (A2 Televizion)