
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar të mërkurën e sotme në Lezhë, raporton gazetari Igli Çelmeta.
A2CNN mëson se shtetasi i plagosur është Kristjan Gjoni, 35 vjeç.
Në njoftimin e policisë thuhet: "Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)