
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirokastër, ku një fëmijë është mbytur në një kompleks pishinash në qytet, raporton A2 CNN.
Viktima është identifikuar si Arbër Peçi, 15 vjeç.
Raportohet se fëmija ka pësuar atak kardiak kur ka hyrë në ujë.
“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën”, tha policia.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)