“Nuk është e hijshme të mbahem në kafaz”. Shtyhet sërish seanca për Veliajn, mungojnë kryebashkiaku dhe Altin Dumani

Nga Igli Çelmeta
10 Qershor 2026, 12:24 | Kronikë

“Nuk është e hijshme të mbahem në kafaz”.

Seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë të tij, që nisi këtë të mërkurë, u shty për në datën 16 qershor, raporton A2 CNN.

Veliaj vetë nuk mori pjesë në të, por u përfaqësua me avokatin Plarent Ndreca. Në sallë ishte gjithashtu i pranishëm vetëm prokurori Ols Daso, ndërsa mungonte prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani.

Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë gjykatës duke i bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancë pasi mbajtja në kafaz e tij nuk është as e hijshme as dinjitoze dhe për këtë arsye kërkoi të përfaqësohet nga avokati.

Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve të tjerë, ndërsa u pezulluan edhe afatet e paraburgimit për Veliajn.

Sa i takon kërkesës së avokatit Ndreca që nuk i janë dhënë 24 fashikuj trupa gjykuese thekson fashikujt që mungojnë lidhen më njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë. Kërkesa nuk mund të trajtohet si kërkesë për të zbatuar një vendim të një gjykate tjetër por si një kërkesë e mbrojtjes. Gjykata thekson se nuk i është cenuar mbrojta deri në këtë fazë. Megjithatë, Gjykata vendosi që t'i vërë në dispozicion Erion Veliajt 24 fashikujt që mungojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos