Korça renditet një ndër ato qytete, ashtu si edhe shumë të tjerë në vendin tonë, që vit pas viti po shënon ulje të numrit të maturantëve që përfundojnë arsimin e mesëm.
Por sikur të mos mjaftojë ky fakt, edhe ata që mbarojnë duket se janë në mëdyshje të fortë nëse duhet të vijojnë studimet në vendlindje apo të largohen në emigrim. Dëshirën duket se të gjithë e kanë të qëndrojnë, por cilësia e arsimit të mëtejshëm dhe mundësitë e punësimit i shtyjnë të largohen.
Natyrisht që ulja e numrit të maturantëve dhe largimi i një pjese të tyre jashtë vendit, vënë pikëpyetje edhe programet e studimeve në universitete, ku numri i studentëve të rinj bie vit pas viti. (A2 Televizion)