“Tradhtia në Shqipëri është kthyer në trend”, avokatja tregon shkaqet e divorceve

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 09:23 | Aktualitet

Avokatja Aurora Marku, duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN theksoi se ka një rritje të numrit të divorceve në Shqipëri vitet e fundit, sidomos pas pandemisë.

Sipas saj tradhtia në vendin tonë është kthyer në trend dhe është një nga arsyet e divorceve, përveç pjesës ekonomike, që ka ekzistuar gjithmonë.

Kemi numër në rritje të divorceve. Sidomos këto vitet e fundit dhe pas pandemive, numri i divorceve është rritur shumë. Përveç pjesës së ekonomisë që ka ekzistuar gjithmonë, kohët e fundit në Shqipëri tradhtia është bërë trend. Kush tradhton më shumë s’di ta them. Duke qenë se më shumë divorcin e kërkojnë gratë, dalim në konkluzionin që më shumë tradhtojnë burrat, por edhe ata burra me gra tradhtojnë, kështu që është reciproke ajo pjesa në shumicën e rasteve, sidomos në institucione. Kam raste që për një drejtor janë ndarë dy familje. Drejtori vazhdon të jetë me familjen e vet shumë i lumtur, por dy divorce janë shkaktuar prej tij. Në momentin që njëri nga partnerët ka ekonomi të mire, partneri tjetër zgjedh të heshtë dhe automatikisht pranohet kjo tradhtia”, u shpreh Marku.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos