Bardh Spahia: Koronavirusi ka hyrë edhe në kryeministri, po mbahet e fshehtë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 12:32 | Politikë
Bardh Spahia: Koronavirusi ka hyrë edhe në kryeministri, po mbahet e

Në një postim në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, shkruan se janë shfaqur raste me koronavirus edhe në kryeministri.

Ai akuzon se këto raste janë duke u fshehur, ndërsa thekson se akuzohen qytetarët se nuk zbatojnë rregullat e distancimit social.

Çfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se rastet janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?

Kush e ka përgjegjësinë për këtë?

Kryeministër, lëri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se çfarë ndodh në institucionin që drejton! Është modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve, të cilët para pak ditësh i kërcënove me rimbyllje! Dështim total. (A2 Televizion)

Bardh Spahia

A2 CNN Livestream

Latest Videos