Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Berisha thirrje për krijimin e një fronti të gjerë opozitar: Me protesta të fuqishme rrëzojmë narko-shtetin

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 13:24 | Politikë
Berisha thirrje për krijimin e një fronti të gjerë opozitar:

Në nisje të mbledhjes së Kryesisë së grupit të Rithemelimit, kreu Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e krijimit të një fronti të gjerë opozitar për të “rrëzuar nga froni” qeverinë aktuale.

Berisha u shpreh se krijimi i frontit opozitar me të gjitha forcat politike opozitare duhet të nisë në mënyrë urgjente.

“Kemi të bëjmë me një regjim, jo me një qeveri që ndjek rregullat. Me të gjitha forcat politike opozitare që duan të përballen me këtë regjim. Me të gjithë elementet e rëndësishme të opinionit publik që luftojnë kundër këtij regjimi me penën e tyre. Me shoqërinë civile që nuk mëkohet me fondet dhe udhëzimet e partisë. Krijimi i fronit opozitar duhet të jetë përpjekje madhore e jona dhe duhet filluar nga puna menjëherë. Krahas analizës.”

Megjithatë, kreu i Rithemelimit theksoi se fronti opozitar mund të rrëzonte qeverinë nëse do të ekzistonte vota e lirë. Por, duke marrë parasysh të kundërtën, zgjidhja sipas tij do të jenë protestat masive.

Fronti opozitar, i një rëndësie jetike. Frontet opozitare kanë përmbysur me votë, regjime që kanë respektuar votën. Frontet opozitare kanë dështuar, si të tilla, në përmbysjen e narko-shteteve. Ato janë të pazëvendësueshme për një qëllim madhor, për protesta të fuqishme kundër regjimit dhe pastaj gara elektorale.”

Sipas Berishës, pas rrëzimit të qeverisë me protesta masive, do të krijohej një qeveri teknike e më pas, me anë të një gare elektorale, do të zgjidheshin drejtuesit e rinj të vendit

Pas mbledhjes së Kryesisë, në të cilën po  analizohen shkeljet që janë bërë në atë që ky grupim e cilëson si “masakra elektorale e 14 majit,” do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi