Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Basha: Hapi i duhur për zbardhjen e megaskandalit

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 12:39 | Politikë
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Basha: Hapi i duhur për

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike ka përshëndetur SPAK për punën e bërë me çështjen e inceneratorëve.

Sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, Lulzim Basha e cilëson si hapin e duhur të marrë nga drejtësia për zbardhjen e, siç u shpreh ai, mega-skandalit korruptiv.

Basha shpreh mbështetjen e tij për drejtësinë të cilës i bën apel që të veproje pa hezituar kundër korrupsionit në nivele të larta.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!

Lulzim Basha, Facebook
https://a2news.com/2023/08/01/spak-sekuestron-inceneratorin-e-tiranes/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu