Lojtari i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, me siguri që ishte ndër më të lumturit kur skuadra e tij mësoi se do të luante kundër Shakhtar Donetsk në Champions League. I blerë pikërisht nga Donetsk, 21-vjeçari u sigurua që rasti për t’u rikthyer në vendlindje të ishte i veçantë për të, me shpresën se do të mund të luante qoftë edhe pak minuta.
Ai bleu 27 bileta për familjarët dhe miqtë më të afërt në mënyrë që ata të ishin aty për këtë ditë të shënuar. Por dëshpërimi i tij vetëm mund të imagjinohet pasi mësoi se Pep Guardiola kishte vendosur që ta linte në tribunë për këtë takim, të përfunduar 3-0 për anglezët.
Për shumicën e kohës vitin e kaluar ai ka qenë në stol si zëvendësues i Fabian Delph në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë, edhe pse pozicioni i tij natyral është ai i organizatorit. Kështu që po shpresonte të luante këtë pasi ishte përfshirë edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes krah Guardiolas.
Por në fund trajneri spanjoll vendosi të mos e grumbullonte fare, duke e lënë në tribunë, për ta ndjekur ndeshjen me miqtë e tij si spektator. (A2 Televizion)