Forcat izraelite kanë publikuar së fundmi pamjet filmike ku shfaqet shkatërrimi si pasojë e bombardimeve e banesës së komandatit të Hamas, Saleh al-Arouri.
Drejtuesi në ekzil i Hamasit aktualisht jeton në Liban, pasi është vënë në listën e zezë të Izraelit për t’u asgjësuar si një ndër personat e përfshirë në organizimin e sulmit të fillimit të tetorit.
Në videon e publikuar në platformën X të IDF shihet banesa e Al Arouri në Bregun Perëndimor që shndërrohet në pluhur e hi brenda pak sekondash dhe eksperët që e mbushën atë me eksploziv. (A2 Televizion)