Izraeli ka nisur mbrëmjen e së premtes sulmin tokësor në Rripin e Gazës. Fillimisht, rreth 100 avionë luftarakë bombarduan Gazën natën, duke shkatërruar, sipas ushtrisë izraelite, qindra shënjestra të Hamasit.
Më pas, ka nisur dhe sulmi tokësor, por nuk bëhet fjalë për pushtimin e madh të njoftuar prej ditësh, siç nënvizon zëdhënësi i Mbrojtjes së Izraelit, Peter Lerner. Ai shtoi se ushtria po bën të pamundurën për të shmangur humbjet e jetëve të civilëve, por theksoi se kjo “është një luftë e nisur nga Hamasi”.
Operacionet nga ajri dhe nga toka u paraprinë nga një bllokim total i internetit dhe energjisë elektrike në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)