Nuk ndalen sulmet, Izraeli kërkon boshatisjen e spitalit në Gaza, do kthehet në zonë ushtarake

Nga Denisa Pasholli
29 Tetor 2023, 19:16 | Bota

Drejtuesi i spitalit të Al-Quds, në qytetin e Gazës, Basam Mourad deklaron se ka marrë urdhër e paralajmërim që brenda pak orëve, të evakuojë, bashkë me stafin e pacientët, godinën e spitalit.

“Paralajmërimi i parë erdhi përmes telefonit, nga Kryqi i Kuq Palestinez, përmes të cilin Izraeli na kërkoi evakuimin e pacientëve dhe punonjësve, dhe atyre që strehohen në këtë spital, drejt jugut të Gazës. Ata na përmendën që kjo zonë, do të shndërrohet në një zonë ushtarake, do ketë përplasje të armatosura, dhe kjo zonë do jetë shumë e rrezikshme, ndaj duhet të evakuohet” tha mjeku.

Në këtë spital, prej ditësh, po qëndrojnë mijëra vetë, të strehuar atje, diku mes 12 deri në 14 mijë persona, pacientë por edhe të pastrehë.

Spitali al – Kuds gjendet në qendër të qytetit të Gazas. Prej orësh, edhe institucionet ndërkombëtare janë vënë në lëvizje pas lajmit se Izraeli kërkon evakuimin e spitalit në fjalë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu