Operacione në korridor, gjendja dramatike e spitaleve në Gaza

Nga Loneta Progni
31 Tetor 2023, 13:19 | Bota

Ndërhyrjet kirurgjikale ne Gaza po kryhen në korridoret e spitaleve. Në spitalin indonezian të Gazës, ku janë shtruar rreth 250 pacientë, mjekët thanë se katër sallat kirurgjikale të spitalit ishin plot dhe ekipi i kirurgëve improvizoi hapësira kirurgjikale nëpër korridore për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Spitali indonezian në veri të rripit të Gazës është i vetmi që funksionon në këtë zonë, ndërsa mjekët thonë se shumë dëme u shkaktuan nga luftimet në disa nga njësitë e spitalit të hënën e 30 tetorit, të cilat prekën kabllot e energjisë elektrike, duke shtuar se karburanti i përdorur për gjeneratorët e energjisë po mbaron.

Në tri javë që nga sulmi i Hamasit, sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar lagje të tëra të Gazës, duke vrarë më shumë se 9 mijë njerëz, përfshirë më shumë se 3 mijë fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të drejtuar nga Hamasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos