Braktisi Shqipërinë për Greqinë, FIFA bllokon Andreas Ndojin

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 16:25 | Futboll
Braktisi Shqipërinë për Greqinë, FIFA bllokon Andreas Ndojin

FIFA nuk lejon Andreas Ndoj të luajë për Greqinë. Mesfushori 20-vjeçar i Olimpiakos nuk do të debutojë me përfaqësuesen helene gjatë muajit mars, për shkak të rregullores së futbollit.

Disa vjet më parë, lojtari me origjinë nga Shkodra kërkoi te FIFA të largohej nga 17-vjeçarët kuqezi, për t’iu bashkuar Greqisë. Më pas ai u largua nga 19-vjeçarët grekë, për të luajtur me Shpresat e Shqipërisë.

Kërkesa e tretë te FIFA për të braktisur Kombëtaren dhe për të luajtur me grekët nuk është pranuar ende, pasi rregullat lejojnë vetëm dy herë ndryshimin e përfaqësueses. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos