Nuk ka asnjë kundërshtar, Gianni Infantino konfirmohet për një mandat të dytë të plotë në krye të FIFA-s

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 10:32 | Futboll
Nuk ka asnjë kundërshtar, Gianni Infantino konfirmohet për

Gianni Infantino u rizgjodh në krye të FIFA-s, duke u konfirmuar në postin e presidentit, të cilin e mban prej vitit 2016. Në kongresin e zhvilluar në Ruanda, ai nuk kishte asnjë rivalë dhe fitoi një tjetër mandat me votat e të gjithë 211 federatave botërore.

Infantino do të jetë president për periudhën kohore 2023 deri 2027, por nëse do të kandidojë sërish mund të qëndrojë në krye të FIFA-s edhe për mandatin e katërt, deri në vitin 2031.

Kjo për faktin se kur zëvendësoi Blatter, mandati i tij i parë ishte 3-vjeçar dhe cilësohet jo i plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos