Reali i Madridit dhe Napoli janë dy skuadrat e fundit që kanë siguruar biletën e çerekfinaleve të Champions League këtë sezon.
Italianët u treguan perfekt ndaj Eintracht Frankfurt, të cilët i mposhtën 0-2 në ndeshjen e parë, ndërsa fituan 3-0 në ndeshjen e kësaj të mërkure në Itali. Edhe njëherë tjetër, ishte Osimhen ai që shkëlqeu me dy gola të realizuar, ndërsa rezultatin e vulosi nga pika e penalltisë Zielinski.
Ndërkohë, edhe pse përballë ishin dy superfuqi europiane, për Realin e Madridit nuk ka rezultuar aspak e vështirë ndeshja e kthimit ndaj Liverpool-it, të cilin e kishte mposhtur në takimin e parë në Angli me rezultatin e thellë 2-5. Në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, spanjollët fituan sërish, këtë herë me një gol të shënuar nga Benzema. (A2 Televizion)