Vllaznia është skuadra e fundit që ka marrë biletën e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.
Shkodranët u mposhtën minimalisht 1-0 nga Partizani, por në fund ishin ata që kaluan më tej pasi kishin fituar 3-1 ndeshjen e parë të zhvilluar në “Loro Boriçi”.
Në takimin e zhvilluar pasditen e së mërkurës, Partizani realizoi golin e vetëm me anë të Mensah që në minutën e 25-të, por Vllaznia u mbrojt në mënyrën e duhur në minutat në vazhdim duke marrë kualifikimin.
Tashmë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë janë të plota dhe skuadrat që vijojnë të synojnë ende trofeun këtë sezon janë: Tirana, Vllaznia, Teuta dhe Egnatia. (A2 Televizion)