Britney Spears është kujdesur mirë! Pas divorcit, Sam Asghari nuk përfiton asgjë nga pasuria e saj

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 20:32 | Showbiz
Britney Spears është kujdesur mirë! Pas divorcit, Sam Asghari nuk

Britney Spears dhe Sam Asghari kanë vendosur t'i japin fund martesës së tyre pas 14 muajsh.

Megjithatë, këngëtarja është kujdesur që para dasmës të bëjë gjithçka për të mbrojtur pasurinë e saj, në rast ndarjeje. Më konkretisht, ajo nënshkroi një marrëveshje paramartesore, e cila mbron plotësisht pasuritë e saj, si ato që ka pasur më parë ashtu edhe ato që ka fituar pas martesës.

Burime pranë këngëtares folën për TMZ dhe raportuan se në bazë të marrëveshjes paramartesore, Sam Asgari nuk ka të drejtë për asgjë nga pasuria e Britney Spears.

Të vetmet gjëra që mund të mbajë pas divorcit janë dhuratat, si dhe makinat që ka blerë. Për më tepër, kërcënimet e tij ndaj Spears për të zbuluar "sekretet" e saj janë të kota, pasi kontrata përfshin një "klauzolë të gjerë konfidencialiteti" që e ndalon atë të flasë për marrëdhënien e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos