Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Britney Spears organizon festë divorci dhe pozon topless

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 12:59 | Showbiz

Pas dhënies fund të martesës, Britney Spears ka organizuar festën e divorcit, duke pozuar topless dhe duke festuar me miq. Në videon e postuar në Instagram, ylli i popit shihet me një fustan të shkurtër jeshil. Pas përfundimit të martesës me Sam Asghari, këngëtarja 41-vjeçare u pa në festë të çmendur duke ftuar "djemtë e saj të preferuar", siç i përkufizon ajo, ose djemtë e saj, në shtëpinë e një shoqeje.

Në video, Britney shihet teksa lëpihet nga një prej miqve të saj të ftuar, për të vijuar më pas në krahët e pesë meshkujve muskulozë dhe pa këmishë pranë pishinës.

https://www.instagram.com/reel/CwLr0DqLJIU/?utm_source=ig_web_copy_link

Një festë e egër, plot argëtim dhe provokim, në stilin perfekt të Britney-t e cila vetëm pak ditë më parë e kishte komentuar divorcin në rrjetet sociale si më poshtë: “Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesami nuk jemi më bashkë. Gjashtë vite janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, ndaj jam pak e tronditur. Sinqerisht, nuk është punë e askujt, por nuk e duroj dot më dhimbjen”, shkroi ajo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu