Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Ylli i Hollywood-it siç nuk e keni parë asnjëherë me pushime

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 18:38 | Showbiz
Ylli i Hollywood-it siç nuk e keni parë asnjëherë me

Kur mendon për një yll të nivelit Tom Hanks, me të drejtë nuk mund të konceptohet që ai të qëndrojë në radhë për asgjë. Mirëpo nuk është kështu. Së fundmi, ai është parë në Greqi, ku dhe ndodhet për pushime, teksa pret në radhë për në target. Kjo ka mahnitur fansat, si edhe mbi të gjitha edhe pamja e tij mjaft e thjeshtë, që e bën atë edhe më të dashur për publikun.

Tom Hanks dhe gruaja e tij greko-amerikane, Rita Wilson, pushojnë çdo vit në Greqi, në ishullin Antiparos, ku kanë edhe shtëpinë e tyre.

Në fund të dhjetorit 2019, aktori dhe bashkëshortja e tij u bënë shtetas grekë të natyralizuar, me iniciativën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili i kishte bërë propozimin aktorit dhe ai e kishte pranuar me kënaqësi. 

Debat - nga Alba Alishani