Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 14%
  • Shpesh 14%
  • Asnjëherë 71%

Krijohet modelja e parë nga Inteligjenca Artificiale, gjithçka perfekte

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 21:35 | Showbiz

Ajo ka flokë të gjatë bjonde, sy blu dhe linja perfekte, por modelja mahnitëse që shihni është krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Gina Stewart, është tashmë modelja e parë në botë e krijuar nga AI dhe ka nënshkruar një kontratë me një agjenci modelimi me bazë në Gjermani.

Gina u krijua nga një grua, ish modele e Playboy e cila aplikoi tek ajo përmasat dhe stilin e saj. Megjithatë, modelja e inteligjencës artificiale është 28 vjeç ndërsa ajo 52.

“Gjëja qesharake është se meshkujt e duan atë. Ajo është magjepsëse, e bukur dhe e dëshirueshme, si modelet e Playboy të viteve '90. Unë mendoj se është një koncept i ngjashëm me superheronjtë; të gjithë e duan dhe kanë një superhero të preferuar, ata shkojnë në kinema për t'i parë, admiruar dhe fiksuar pas tyre”, shprehet krijuesja e modeles, e cila po ashtu quhet Gina.

Ditari A2 CNN