Bugatti Bolide, nga 4 milionë euro në 50 euro

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 13:02 | Teknologji

Në vitin 2021, Bugatti prezantoi në Kaliforni (SHBA) makinën e quajtur Bolide, që premton të kalojë 500 km/h.

Që nga ajo ditë, marka franceze ka shitur të 40 njësitë e prodhuara, me një çmim prej 4 milionë euro secilën, pa përfshirë taksat.

Por, për të gjithë ata që nuk i kanë 4 milionë euro për t’i shpenzuar për një makinë, ka menduar kompania Lego Technic, që ka krijuar një model Bugatti Bolide 31 cm të gjatë, 13 cm të gjerë dhe 8 të lartë, të përbërë nga 905 pjesë. Çmimi i këtij Bugatti lodër është 50 euro.

Wiebke Stahl, Drejtori i Përgjithshëm i Bugatti International, shprehet: “Modeli Lego Technic i Bugatti Bolide është shprehja e një bashkimi perfekt mes markave tona. Bugatti është i njohur në të gjithë botën për ngritjen e stekës në disa fusha, si dizajni, performanca dhe inxhinieria. Këto vlera përkojnë me ato të Lego-s, që është lider në fushën e tij”.

https://a2news.com/2020/10/29/bugatti-prezanton-modelin-qe-arrin-shpejtesine-500-km-h/
https://a2news.com/2020/07/25/nje-bugatti-per-femije-qe-kushton-35-mije-dollare/?foto=5

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024