Bujqësia në Shqipëri, Krifca: Na duhet më shumë investim në agro-përpunim

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 21:33 | Ekonomi
Bujqësia në Shqipëri, Krifca: Na duhet më shumë

Në emisionin A2 Business, ministrja Krifca foli dhe për gjendjen në të cilën ndodhet bujqësia shqiptare, e cila në 30 vjet ka pasur sfida të mëdha mes të cilave dhe informaliteti i lartë.

Ministrja Krifca deklaroi se sot bujqësia në vend është ndryshe dhe ka filluar të prodhojë, madje ajo mund të krahasohet fare lehtë me vende të zhvilluar bujqësore. Megjithatë, ministrja shtoi se duhet të rriten investimet në agropërpunim.

“Ne jemi 30 vjet demokraci dhe 30 vjet bujqësi që po tenton të shkojë nga ajo bujqësia e mbijetesës që fermerët prodhonin vetëm për veten e tyre, në një bujqësi prodhuese, produktive që shihet si konkurrente me vende mjaft të zhvilluar si Turqia mund të themi apo Italia. Tani e krahasojmë veten fare thjesht me vende të zhvilluar bujqësore. Ndërkohë kemi trashëguar barra të vështira si konsolidimi i tokës. Ne na duhet më shumë investim në agro-përpunim që vlerën e produkteve ta mbajmë në Shqipëri. Që fermerët të mos eksportojnë vetëm produktet si domatja, por ta përpunojmë”, tha ministrja në A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024