
Dhoma e Biznesit të Diasporës mbështet Amnistinë Fiskale duke vlerësuar se nisma i shërben direkt emigrantëve shqiptarë.
Përfitimet, sipas njërit nga themeluesit e Dhomës, Gjin Gjoka do të jenë të konsiderueshme.
Rishikim, sipas përfaqësuesit të bizneseve të diasporës, mund të ketë skema e taksimit të pasurive që deklarohen.
Më herët, Komisioni Europian shprehu shqetësime serioze për draftin e prezantuar nga qeveria për amnistinë fiskale duke e konsideruar atë si një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë. (A2 Televizion)