
Vitin e shkuar 61 bashkitë në vend shpenzuan mesatarisht vetëm 9 mijë e 800 lekë për çdo banor në drejtim të investimeve.
Për eksperten e financave vendore, Merita Toska niveli i ulët i investimeve shpeshherë çon në krizë demografike zonat më të varfra.
Në mënyrë që të ndalë shpopullimin e fshatrave dhe forcojë ekonominë, Shqipëria duhet të mbështesë urgjentisht bujqit me financime të drejtpërdrejta. Ishte kjo “kambana e alarmit” që Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara lëshoi në një analizë të publikuar së fundmi mbi politikat e zhvillimit bujqësor në zonat rurale. (A2 Televizion)