Rritet norma bazë e interesit, Sejko: Shtrenjtimi i çmimeve do vijojë, kujdes me amnistinë fiskale

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 19:11 | Ekonomi
Rritet norma bazë e interesit, Sejko: Shtrenjtimi i çmimeve do

Rritja e çmimeve ka detyruar Bankën e Shqipërisë që të rrisë për herë të dytë brenda pak muajsh normën bazë të interesit për lekun.

Këshilli mbikëqyrës i bankës vendosi që norma bazë të rritet me 0.25%, duke prekur nivelin e 1.25%.

Kjo është ndërhyrja e dytë që prej muajit mars, në drejtim të shtrëngimit të politikës monetare dhe në përgjigje të rritjes së fortë të inflacionit, që në maj arriti në 6.7%, niveli më i lartë i 20 viteve të fundit.

Guvernatori i Bankës së Qendrore komentoi edhe nismën e amnistisë fiskale, projektligji i së cilës është hedhur për konsultim publik. 

Pasi ka analizuar ecurinë e ekonomisë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se rritja do të jetë më e vogël sesa parashikimi, ndikuar nga kriza e çmimeve dhe efektet e luftës në Ukrainë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos