Çfarë nuk është shpikur! A e dini se çfarë është 'Barbie Botox', fiksimi më i fundit i bukurisë në TikTok?

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 17:08 | Lifestyle

Isabelle Lux, një blogere 32-vjeçare nga Palm Beach, Florida, tha se ishte e tmerruar ndërsa ishte ulur në karrige duke pritur për 'Barbie Botox'-in e saj, 40 njësi të neurotoksinës të injektuara në secilin trapez, muskuli që mban lart qafën e saj. Ajo po kërkonte të hollonte shpatullat e saj në përgatitje për dasmën, si dhe të çlironte disa dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës.

“Unë mendoja gjatë gjithë kohës, 'Nëse shkon siç duhet, kjo do të jetë e mrekullueshme dhe mezi pres ta ndaj atë (online). Nëse kjo shkon keq, më mirë paralajmëroj njerëzit. Pra, në thelb kuptova se çfarëdo të ndodhë, do t'u tregoj njerëzve. Dhe Zot, thjesht u luta që të shkonte mirë”, ka treguar ajo.

'Barbie Botox' ka “pushtuar” rrjetet sociale. Hashtag-u 'Barbie Botox' aktualisht ka mbi 7 milion shikime në TikTok. E thënë thjeshtë ajo është një procedurë që zgjat qafën, hollon shpatullat dhe krijon një fizik shumë delikat kur bëhet siç duhet. Kjo pse e fundit e fjalisë ia vlen të theksohet “kur bëhet siç duhet”. Sepse nëse administrohet gabimisht, ose në dozën e gabuar, Botox mund të paralizojë plotësisht muskujt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli