Një çift shqiptarësh është vënë në pranga ditën e diel në Itali pasi janë kapur me kokainë. Mediat italiane raportojnë se arrestimi është kryer në Aviano.
Mësohet se dy personat e arrestuar janë bashkëshortët Aleksandër Zhava (29 vjeç) dhe Lisa Zille (24 vjeç).
Mediat italianë kanë bërë të ditur se policia ishte duke kryer një kontroll rutin kur ndaloi dy të rinjtë, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen e forcave të policisë ka qenë reagimi i dy të rinjve.
Policia ndaloi dy të rinjtë dhe më pas vazhdoi kontrollet edhe në shtëpinë e tyre duke gjetur kokainë dhe marijuanë. (A2 Televizion)