Ish Ministri i Jashtëm grek: Nuk jam me ata që sulmojnë policinë!

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2018, 11:23 | Kronikë

Teodoros Pangalos

Në mes të debatit dhe tensioneve të gjeneruara nga vrasja e ekstremistit grek Konstantin Kaçifa (Katsifas) në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ndërhynë në debat një nga politikanët më të njohur grek, 80 vjeçari Teodoros Pangalos, ish zëvendës kryeministër dhe ish ministër i Jashtëm.

I pranishëm në një emision televiziv të kanalit grek SKAI, Pangalos ka marrë distance nga akti ekstremist i Kaçifës, që i kushtoi jetën të riut.  

Arsyeja e mos lejimit të flamurit grek sipas tij nuk qëndron, sepse “në fotografitë të publikuara kishte flamuj kudo, nuk e kuptoj kur thonë se nuk e lejuan të vendosi flamurin”.

Protesta në Greqi për Konstandin Kaçifa

Pangalos kritikoi retorikën dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë që sipas tij orientohet më shumë te ngritja e zërit sesa tek bashkëpunimi efektiv, por ka mbrojtur aksionin e policisë shqiptare në rastin e Bularatit: “Nuk jam pro atyre që sulmojnë policinë!”, përfundoi Pangalos, duke i dhënë kështu një përgjigje edhe manifestimeve në Athinë dhe Selanik të grupeve të ekstremit të djathtë që mbështesnin figurën e Kaçifës.  

Pangalos është nipi i kryeministrit grek me të njëjtin emër të vitit 1926

Theodoros Pangalos, nip i ish kryeministrit grek me të njëjtin emër i viteve ’20 të shekullit të kaluar, ka shërbyer si Ministër i Jashtëm në periudhën   1996-1999 dhe si zëvendës kryeministër në 2009-2012 gjatë qeverisë Papandreu, dhe është një nga figurat më të shquara të PASOK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos