COVID-19 dhe dimri, Sulçebe: E kemi arritur imunitetin e tufës, vaksinimi do të na mbrojë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 00:05 | Aktualitet
COVID-19 dhe dimri, Sulçebe: E kemi arritur imunitetin e tufës,

Mjeku imunolog Genc Sulçebe, i ftuar në A2 CNN, tregon për situatën me pandeminë në vend, që tashmë thuajse po kalon në heshtje.

Mjeku deklaron se “sipas studimit të fundit nga Akademia e Shkencave, kemi një përqindje e antitrupave në 92% të popullsisë të përgjithshme. Është nocion relativ, sepse imuniteti i tufës arrihet me faktorë të ndryshëm, plus kanë dalë variante të reja”.

Këshilla e mjekut është që në qoftë se ka kaluar më shumë se 6 muaj nga infeksioni i fundit, duhet të bëjmë rivaksinimin.

“Duhet pritur deri në janar për të thënë zyrtarisht nëse pandemia ka kaluar apo jo, sepse variantet mund ta tejkalojnë atë imunitet. Për fëmijët, fatkeqësisht nuk kemi vaksinim masiv, siç ndodhi me të rriturit që kanë bërë me 60% të paktën dy doza, ndërkohë që vetëm 22% kanë bërë të tretën. Përqindja e fëmijëve  me antitrupa deri në 10 vjeç ishte vetëm 76%,  larg pragut të 90%, dhe rrezikojmë se do të ketë rritje të sëmundshmërisë te fëmijët, edhe pse ato e kalojnë më lehtë. Por këshillohet fort bërja e vaksinës te fëmijët me sëmundje kronike”, deklaroi Sulçebe .   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/01/dimri-i-fundit-i-pandemise-mjeket-kerkojne-sigurimin-e-terapive-te-reja-anti-covid/
https://a2news.com/2022/10/27/pandemia-nuk-ka-mbaruar-kreu-i-obsh-se-per-europen-tregon-skenaret-e-pritshem-ne-dimer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos