Çdo shqiptar kreu tri vizita vjet, gati 1 në 10 qytetarë u shtrua në spital

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 15:31 | Aktualitet

Vitin e shkuar, një shqiptar kreu mesatarisht tri vizita në qendra shëndetësore, ambulanca apo poliklinika. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i kontrolleve shëndetësore gjatë 2021-shit arriti në mbi 8 milionë.

Sipas të dhënave të INSTAT, pjesa më e madhe e vizitave u kryen në qendra shëndetësore me gati 43 për qind të totalit, duke u ndjekur nga kontrollet në ambulanca e poliklinika.

Ndërkohë gati një në dhjetë qytetarë u shtruan në spitale për të marrë trajtim shëndetësor. Të dhënat tregojnë se vetëm në 43 spitalet publike u shtruan gati 245 mijë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 43 mijë krahasuar me vitin 2020.

Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të mbulesës së kujdesit të shëndetësor në raport me popullsinë krahasuar me vendet e Rajonit e Europës.

Sipas INSTAT, vitin e shkuar për çdo 100 mijë banorë pati vetëm 2 spitale në dispozicion. Ndërkohë numri i shtretërve përllogaritet në 3.3 për çdo 1 mijë banorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos