Dimri i fundit i pandemisë? Mjekët kërkojnë sigurimin e terapive te reja anti-Covid

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 15:22 | Aktualitet
Dimri i fundit i pandemisë? Mjekët kërkojnë sigurimin e

Edhe pse jemi në një situatë të qetë nga Covid-19, mjekët ende nuk mund të flasin për fundin e pandemisë. Për infeksionistin Arjan Harxhi, dimri i sivjetshëm, i treti i pandemisë, do të përcaktojë nëse kemi dalë apo jo prej saj. Por doktor Harxhi nuk përjashton që ky dimër të jetë i ngarkuar nga qarkullimi i gripit dhe Covidit njëkohësisht.

Mjeku i spitalit Covid thotë se qeveria shqiptare duhet të sigurojë terapitë e reja anti-Covid qoftë dhe alternativat e tyre më pak të kushtueshme.

https://a2news.com/2022/10/27/pandemia-nuk-ka-mbaruar-kreu-i-obsh-se-per-europen-tregon-skenaret-e-pritshem-ne-dimer/

Gjatë prezantimit të një studimi nga Akademia e Shkencave, i katërti i këtij lloji gjatë pandemisë, autorët  arritën në përfundimin se mbi 92% e popullsisë shqiptare e ka kaluar të paktën njëherë Covidin-19. Pas analizave të kryera, thuajse të gjithë individët që iu nënshtruan studimit, në gjakun e tyre kishin antitrupa. Edhe 76% e fëmijëve të grup moshës 1 deri 9 vjeç, kishin mbrojtje ndaj Covid-19 edhe pse sipas mjekëve niveli i antitrupave bie me kalimin e kohës.

Me afrimin e dimrit, epidemiologët theksuan rëndësinë e vaksinimit për personat mbi 60 që vuajnë nga sëmundje të tjera. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/08/kane-fituar-20-miliarde-dollare-gjate-2021-krijuesit-e-vaksines-pfizer-pandemia-shume-larg-perfundimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos