Debati për naftën, grevistja-Bejtjas: Kam shtetin rregullator, jeni fajtorët kryesorë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 15:28 | Ekonomi
Debati për naftën, grevistja-Bejtjas: Kam shtetin rregullator, jeni

Grevistët e uzinës së Ballshit u përballën me zv.ministrin, Ilir Bejtja, në A2 Business. Prej 2 javësh, naftëtarët po kërkojnë pagat e prapambetura dhe të vetmen përballje me institucionet e shtetit patën pikërisht lidhjen direkte nga Ballshi.

Naftëtarja, Hëna Baraj, kërkoi që rregullatori i marrëdhënieve mes punëtorëve dhe kompanive private të ishin instancat qeverisëse.

Nga ambientet e grevës kërkohet, menjëherë, ndërhyrja e ekzekutivit për t’i dhënë fund kolapsit të krijuar në Uzinën e Ballshit.

“Duhet të ndërhyjë kryeministri menjëherë. Jemi në gjendje kritike", shprehet naftëtarja.

Edhe grevistet e tjera thonë se puna në Uzinë ka shkaktuar shumë pasoja në shëndetin dhe ekonominë e tyre, për të cilat presin prej muajsh të shlyhen nëpërmjet pagave.

Në Ballsh, janë aktivë në gjendje pune mbi 720 naftëtarë. 2/3e tyre kanë përfituar pagat e prapambetura me gjyq, ekzekutimi i të cilit nuk është kryer ende. Në total, nga Uzina e Ballshit duhet të dalin 12 miliardë dollarë, vlerë e cila përkthehet në paga të prapambetura për punonjësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos