Denni Xhepa vazhdon të shkëlqejë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Skiatori i talentuar kuqezi u shpall kampion i Ballkanit, në garën e zhvilluar në Bransko të Bullgarisë.
Triumfi në disiplinën e Sllallomit Gjigand shërbeu si një dhuratë e parakohshme për festën e 20-vjetorit të sportistit shqiptar. Denni Xhepa la pas vetes dy bullgarët Kamen dhe Zlatkov.
Me këtë sukses, ylli shqiptar i skive konfirmoi edhe njëherë formën e shkëlqyer që po kalon në këtë sezon. Ai do të ketë shansin të përsëritë suksesin edhe në garën e Sllallomit, që do të zhvillohet këtë të premte në Bransko. (A2 Televizion)