Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Deri në 20% më shumë, taksimi i pronës me vlerën e tregut do të rrisë shpenzimet për qytetarët

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 16:10 | Ekonomi

Fatura që paguajmë çdo muaj për taksën e pronës, e cila nuk do të llogaritet më mbi “çmimet referencë”, por në bazë të vlerës së asaj banese apo toke, do të jetë më “e kripur”.

“Cilido qytetar, qoftë ky person fizik apo juridik që ka një objekt, banesë, pronë dhe e përdor për interesa të ndryshme do të paguajë më shumë. Është e thjeshtë, prona do të kenë vlerë më të madhe, qytetari do të paguajë më shumë.”

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë

Për herë të fundit metodologjia e përllogaritjes së taksës mbi pasuritë e paluajtshme u ndryshua në vitin 2018. Qeveria rriti pritshmëritë për arkëtime, ndërsa pushteti vendor parashikohej se do të mblidhte deri në 100 milionë euro në vit.

“Për hir të së vërtetës ligji i vitit 2018 ishte i mirë. Mirëpo siç po rezulton sot, ndikuar edhe nga ndryshimet e kërkuara, ai nuk ka funksionuar ashtu siç duhet.”

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vitin 2022, të ardhurat nga taksa përllogariten në 6.1 miliardë lekë, sa gjysma e pritshmërive. Ndërkohë për vitet e mëhershme janë grumbulluar edhe më pak para’.

“Qytetarët patën vështirësi për të paguar kur taksa ishte më e ulët. Imagjino tani. Ndaj ka nevojë për konsultime dhe duhet të identifikojmë se pse taksa e pronës mblidhet në një mase kaq të vogël sot.”

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë

Të dhënat nga “financat” tregojnë se Tirana është bashkia me nivelin më të lartë të mbledhjes së të ardhurave nga taksa mbi pronës me 46 për qind të totalit. Lista ndiqet nga Elbasani, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

Ndryshimet ligjore të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të vijnë në formën e një projektligji deri në fund të vitit, për të hyrë në fuqi në 2026-n.

https://a2news.com/video/taksa-e-prones-do-te-paguajme-sipas-cmimit-te-tregut/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani