Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 100%
  • E pamundur 0%

Dështon misioni i Rusisë për të “pushtuar” Hënën, rrëzohet anija kozmike Luna-25

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 12:17 | Bota

Ka dështuar misioni i Rusisë për të zbarkuar në Hënë pas 50 vitesh. Ishin vetë autoritetet në Moskë ato që njoftuan se anija e tyre kozmike Luna-25 është përplasur në Hënë.

Anija pa pilot, e cila u nis në fillim të këtij muaji, u rrëzua pasi u rrotullua e pakontrolluar në orbitë, raportoi të dielën korporata hapësinore ruse Roscosmos.

Rusia kishte shpresuar se roboti do të kalonte një vit duke mbledhur mostra të shkëmbinjve dhe pluhurit pas uljes në polin jugor të hënës, gjë që do të ndodhte të hënën.

Megjithatë, korporata hapësinore tha se kishte humbur kontaktin me anijen pasi u përplas pas problemeve të paspecifikuara gjatë përgatitjes para uljes.

Roboti, i cili ka madhësinë e një makine të vogël hyri në orbitën e Hënës të mërkurën dhe që atëherë ajo ka dërguar fotografi të kraterit të tretë më të thellë në hemisferën jugore të hënës, kraterit Zeeman.

Poli jugor hënor është me interes të veçantë për shkencëtarët, të cilët besojnë se krateret me hije të përhershme përmbajnë ujë.

Uji i ngrirë në shkëmbinj mund të shndërrohet në ajër dhe karburant raketash, duke lejuar potencialisht udhëtime më të gjata të njerëzve.

Asnjë vend nuk ka hyrë ndonjëherë në rajon më parë, ndërsa Rusia po garonte me Indinë për të bërë uljen ambicioze, me rivalin e saj që kishte lëshuar zbarkuesin e saj hënor Chandrayaan-3 muajin e kaluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu