Digjen Tenerifet, mijëra të evakuuar nga zjarri i egër në veri të ishullit spanjoll

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 10:41 | Bota
Digjen Tenerifet, mijëra të evakuuar nga zjarri i egër në

Flakë të forta ndriçuan qiejt e Tenerife-s në orët e para të së dielës ndërsa një zjarr i egër që shpërtheu në veri të ishullit mbeti jashtë kontrollit.

Banorët thanë se nuk kishin parë zjarre të një përmasave të tilla në ishull.

Shërbimet e urgjencës në Ishujt Kanarie thanë se më shumë se 26 mije njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre deri të shtunën pasdite, nga 4 mijë e 4,500 të premten. Rreth 11 qytete janë prekur deri tani.

Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë shkaktuar zjarre jashtëzakonisht të rënda në Evropë, duke përfshirë ishullin La Palma të Spanjës në korrik.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka çuar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/18/mbi-8-000-te-evakuuar-nga-zjarret-ne-tenerife-turistet-keshillohen-te-vijojne-pushimet/?foto=4

A2 CNN Livestream

Latest Videos