SHBA dha “OK”, ukrainasit nisin trajnimin e pilotëve me avionë luftarakë F16

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 08:13 | Bota
SHBA dha “OK”, ukrainasit nisin trajnimin e pilotëve me

Dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara u dorëzuan përballë lutjeve të vazhdueshme të Ukrainës dhe premtuan se do të aprovojnë dërgimin e avionëve F-16 për shtetin në luftë, nga Kievi ka nisur trajnimi i pilotëve.

Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, duke sqaruar se gjashtë muaj trajnim konsiderohet minimumi i kërkuar nga Perëndimorët.

Nuk dihet ende se sa kohë do të duhet për të trajnuar inxhinierët dhe mekanikët”, tha Reznikov në një intervistë televizive për Kanal 24.

Ai më tej shtoi se nuk do të jepte detaje se ku dhe kur do të zhvillohet trajnimi.

Për të krijuar pritshmëri të arsyeshme, vendosni një minimum prej gjashtë muajsh në mendjen tuaj, por mos u zhgënjeni nëse zgjat më shumë”, u shpreh Reznikov.

https://a2news.com/2023/08/18/avione-f-16-per-ukrainen-shba-jep-driten-jeshile-do-te-dergohen-pas-trajnimit-te-piloteve/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu