Një raketë ruse goditi sheshin kryesor të qytetit historik në veri të Ukrainës, Chernihivin. Bilanci është tragjik, me 7 viktima dhe 90 të plagosur. Njoftimi është bërë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës. 12 nga të plagosurit ishin fëmijë dhe 10 prej tyre, oficerë policie.
Referuar njoftimit të tyre, sulmi ndodhi ndërsa banorët e qytetit ishin nisur për në kishë me rastin e një festë fetare.
Për këtë ka pasur edhe një reagim nga ana e presidentit Volodymyr Zelenskiy.
"Një raketë ruse goditi qendrën e Chernihivin tonë, sheshin, universitetin politeknik, dhe një teatër. Një e shtunë e zakonshme, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje”, shkruan ai teksa ka postuar foto nga vendi i shkatërruar.
Chernihivi njihet si një qytet i kishave shekullore. (A2 Televizion)