Nuk ka më bllok në Twitter, Elon Musk bën ndryshimin

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 18:06 | Bota
Nuk ka më bllok në Twitter, Elon Musk bën ndryshimin

Elon Musk dëshiron t'i japë fund një kënaqësie të madhe të përdoruesve të Twitter-it , të bëjnë bllok njëri-tjetrin. Kjo sepse sipas tij, "nuk ka kuptim" . Ai thotë se ekipi është duke zhvilluar një version të ri që nuk të lejon t’i bllokosh njerëzit e padëshiruar, por vetëm t’ua ndalosh mundësinë e të shkruarit mesazh.

Musk, që nga momenti kur bleu Twitter në vitin 2022, e përshkroi veten si një mbrojtës absolut i lirisë së fjalës. Megjithatë, siç vë në dukje Guardian, sasia e gjuhës së urrejtjes dhe e gjuhës antisemitike është rritur.

Musk ka bërë një sërë ndryshimesh në Twitter, duke nisur që nga emri pasi tashmë quhet X, si edhe me shkurtim të personelit apo duke rihapur llogaritë e ndaluara më parë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi